Papunësia në Eurozonë shënoi një rekord të ri gjatë nëntorit, ndërsa krizave e borxheve vazhdoi të thellohej, zbuluan të dhënat zyrtare të publikuara të premten.
Niveli i papunësisë në 17 vendet që përdorin monedhën e përbashkët euro preku shifrën e 10,3%, një “armatë” prej 16,3 milion njerëzish.
Në të njëjtën kohë, indeksi që shpreh besimin e konsumatorëve në treg regjistroi shifrat më të ulta të dy viteve të fundit.
”Politikat fiskale më të forta, xhepat e “shtydhur” të konsumatorëve, një krizë që duket se nuk ka fund dhe një rritje më e dobët botërore kanë ndikuar që besimi i konsumatorëve të prekë një pikë tepër të ulët”, shkruhej në raport.
Edhe më shqetësues për Bashkimin Europian si një i tërë është shpërndarja e pabarabartë e nivelit të papunësisë, që shkon nga rekordi 22,9% i Spanjës, në vetëm 4% të Austrisë.
Në një raport paralele, Instituti Europian i Statistikave, “Eurostat”, vlerësoi se prodhimi industrial dhe i manifakturave në kontinent pësoi një rënie prej 2,5%, në krahasim me të njëjtin muaj të 2010-s. Rënia më e madhe u regjistrua në Portugali, me 9,2%.
Top Channel