Edhe Leçe në garë për Bogdanin

06/01/2012 00:00

Qëndrimi i Erjon Bogdanit te Çezena është gjithnjë e më shumë në dyshim. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka marrë oferta nga disa klube italiane ku ajo që ka shfaqur më shumë interes për të është pikërisht Modena, skuadër që luan në Serinë B.

Por ditët e fundit në radhë për futbollistin 34-vjecar ka hyrë edhe skuadra e Leçes. Kjo e fundit është në kërkim të një sulmuesi për të përforcuar repartin e avancuar dhe Bogdani shihet si kandidatura ideale për trajnerin Serse Kozmi.

Më parë u fol edhe për një interesim të Breshias për sulmuesin shqiptar të Çezenës, por duket se Leçe ka fituar një avantazh të konsiderueshëm në krahasim me ekipet e tjera italiane.

Top Channel