Gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar të premten në rrugen kryesore Prishtinë-Besianë. Lajmin e beri te ditur e perditshmja e Kosoves, “Zëri”.

Sipas zëdhënësit të kësaj lëvizjeje, Erzen Vraniqi, personat e arrestuar janë Frashër Krasniqi, Blerim Maçastena, Astrit Dehari, Egzon Balaj, Zgjim Hyseni dhe Fidan Vllasaliu. “Aktivistët u arrestuan rreth orës 10 e 30 në rrugen Prishtinë-Besianë”, tha Vraniqi.

Ndërkaq, Dardan Mulliqaj, nga po kjo lëvizje, shtoi se këto ndalime janë realizuar në përpjekje për të bojkotuar bllokimin e rrugës Prishtinë-Merdarë, të paralajmëruar nga kjo Lëvizje më parë gjatë javës.

”Pushteti është organizuar në shërbim të Serbisë dhe Tadiçit. Për këtë arsye ata kanë arrestuar gjashtë anëtarë të Vetëvendosjes pa asnjë akuzë, ndërsa ishin duke lëvizur në një furgon”, theksoi Mulliqaj.

Sipas tij, në këtë organizim po marrin pjesë me dhjetëra aktivistë të kësaj lëvizjeje, pa përcaktuar numrin e saktë të tyre. Ai ka thënë se aktivistët janë të pozicionuar në zona të ndryshme, ku do të qëndrojnë në pritje, për të bllokuar eskortën e Tadiçit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA