
David Trezege prezantohet si futbollist i ri i River Plejtit. Sulmuesi francez zhvilloi seancën e parë stërvitore me skuadrën argjentinase që këtë sezon do të luajë në Divizionin e Dytë të kampionatit vendas.
Megjithatë ky fakt nuk e tremb aspak sulmuesin francez, i cili u shpreh shumë i emocionuar për aventurën e tij të re.
‘Transferimi te River Plejt është dicka e vecantë për mua, është një aventurë e re pasi do të luaj në një kampionat të panjohur për mua. Kam fituar 4 tituj me Juventusin dhe një Botëror e Europian me Francën, por mendoj se gjërat këtu do të shkojnë shumë më mirë. Ajo që më duhet tani është të përshtatem sa më shpejt me skuadrën time të re dhe të mësoj më shumë rreth futbollit argjentinas”, tha Trezege.
Përpara se të transferohej te River Plejt, David Trezëge u aktivizua në klubin e Banijás në Dubai. Ndër të tjerat 34-vjecari shtoi se ka qenë tifoz i River Plejtit që në fëmijërinë e tij të cilën e kaloi në Buenos Aires.
Top Channel