Ministrat e kabinetit qeveritar në Kosovë nuk koordinohen me kryeministrin Hashim Thaçi, kur është fjala për hartimin e memorandumeve ministrore.

Rasti me i fundit është nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet ministrise së Forcës së Sigurise dhe asaj për Punë të Brendshme.

Ky memorandum mban firmat e dy Ministrave, Agim Çekut dhe Bajram Rexhepit dhe ndër të tjera parasheh angazhimine FSK-së në pune policore në rast nevoje.

Sipas zevendeskryeministrit, Hajredin Kuçi, ky memorandum nuk e ka pëlqimin paraprak të Kryeministrit Hashim Thaci, prandaj është i paligjshëm dhe duhet të anullohet.

Madje, Kuçi tha se ka kaluar koha e memorandumeve ndërministrore sepse qeveria funksion e unifikuar. Kuçi kritikoi kolegët e tij edhe për iniciativen e tyre që në bazë të këtij memorandumi të themelojnë Fakultetin e Mbrojtjes në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Sipas numrit dy të qeverise, për të themeluar një fakultet ekzistojnë rregulla të tjera.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA