Presidenti i Serbisë,Boris Tadic nuk harron asnjë rast për të ardhur në Kosovë. Ai sërish do t’i shfrytëzojë Krishtlindjet ortodokse për të vizituar bashkëkombasit e tij në Decan dhe Pejë.

Qeveria e Kosovës tha se do ta aprovojë kërkesën Tadicit duke e konsideruar vizitën e tij të karakterit fetar. Përvec presidentit të Serbisë, një kërkesë i është drejtuar zyrës civile ndërkombëtare nga ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic.

Qeveria do t’i kthejë përgjigje pozitive edhe Bogdanovicit. Policia e Kosovës nga ana tjetër ende nuk e di nëse do të sigurojë vizitën e politikanëve nga Serbia apo jo. Krejt cfarë dihet është se ata do të vijnë të premten dhe do të qëndrojnë një natë.

Autoritetet kosovare shpresojnë që Tadic e Bogdanovic të rezervohen nga deklaratat politike pavarësisht se kjo nuk ka ndodhur në vizitat e kaluara.

Vizita e presidentit serb në Kosovë pavarësisht se ndërlidhet me Krishtlindjet ortodokse bëhet në një kohë kur serbët e veriut kanë paralajmëruar mbajtjen e një referendumi për Kosovën. Paralajmërimin për të mbajtur referendum në veri, qeveria e Kosoëvs e quan pretendim për të legjitimuar veprimet e një grupi të njerëzve në këtë pjesë.

Qeveria e Kosovës fton komunitetin ndërkombëtar dhe Serbinë që të reagojnë me maturi ndaj këtij veprimi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA