Suarez: Nuk doja të fyeja Evra

05/01/2012 00:00

Luis Suarez pranon më në fund fajin për fyerjet raciste kundrejt Patrice Evra. Sulmuesi uruguajan deklaroi se kishte përdorur fjalën ‘zezak’ ndaj mbrojtësit të Manchester United, por shtoi se nuk kishte për qëllim që ta fyente futbollistin francez.

‘Deklarova përpara Komisionit të Disiplinës se thashë vetëm një herë këtë fjalë në spanjisht, por nuk e përdora për të fyer askënd. Nëse dikush është ndjerë i ofenduar atëherë unë kërkoj falje. Gjithashtu, u premtova anëtarëve të Komisionit të Disiplinës se nuk do të përdor më fjalë fyese raciste në një fushë të futbollit anglez”, tha Suarez.

Më parë Federata Angleze e Futbollit e kishte dënuar sulmuesin e Liverpulit me 8 ndeshje pezullim, pasi fjala ‘zezak’ cilësohet si fyerje raciste në Premier Ligë. Ndërkaq, drejtuesit e Liverpulit deklaruan se nuk do të apelojnë vendimin për pezullimin ndaj Suarez.

Top Channel