Sneijder: Nuk largohem nga Interi

05/01/2012 00:00

Wesley Sneijder nuk ka ndërmend të largohet nga Interi në merkaton dimërore. Është vetë mesfushori holandez që e ka bërë të ditur këtë lajm në një intervistë për të një të përditshme holandeze.

‘Jam 90% i sigurt se do të qëndroj tek Interi deri në përfundim të këtij sezoni. Jam shumë i kënaqur këtu dhe nuk kam ndërmend që të marr parasysh oferta të tjera”, tha ai.

Ndërkaq Interi ka vendosur të sigurojë shërbimin e një sulmuesi dhe bëhet fjalë për Fabio Quaglarella. Ky i fundit nuk po gjen hapësirat në skuadër dhe ardhja e Marco Borrielo-s të bardhezinjtë mund t’ia komplikojë akoma më shumë situatën.

Sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, kjo gjendje mund të shfrytëzohet mjaft mirë nga drejtuesit e klubit zikaltër të cilët do të fillojnë të bëjnë tentativat e tyre për blerjen e mundshme të sulmuesit italian. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, shumë shpejt priten të nisin bisedimet mes dy klubeve në lidhje me transferimin e Quaglarella-s në “Appiano Gentile”.

Ndërkaq, zikaltrit kanë vendosur të largojnë disa prej futbollistëve ku Castanios dhe Zárate janë dy emrat më të përmendur të kohëve të fundit. Për të dy këta futbollistë destinacioni më i mundshëm mendohet të jetë kampionati anglez.  

Top Channel