Serena Williams: Nuk më pëlqen sporti

05/01/2012 00:00

Deklarate shokuese vjen nga Serena Williams, ish-numri një në botë në tenis, aktualisht në vend të 12-te, sipas renditjes së WTA-së.

“Nuk më ka pëlqyer kurrë të merresha më sport dhe nuk e kuptoj si u bëra një atlete”, mësohet të jetë shprehur Serena.

30-vjeçarja amerikane e dha këtë deklaratë në Brisbane. “Nuk kam dëshirë të stërvitem e akoma më pak më pëlqen puna psikologjike që duhet bërë për të qenë në formë të mirë në fushë. Më mirë bëj pazar sesa të lodhem në fushë”, thotë Serena.

Megjithatë ish-kampionia thotë se ajo nuk mund të jetojë pa tenisin, sepse tashmë është pjesë e jetës së saj, por dëshira e saj është që të realizojë veten në aktivitete të tjera.

Top Channel