Partitë politike opozitare në Maqedoni këmbëngulin në kërkesën për mbajtjen e censusit të popullsisë gjatë këtij viti, pasi një përpjekje e mëparshme në 2011-n dështoi edhe për shkak të bojkotimit në masë nga shqiptarët.

Ndonëse nuk është dhënë një afat se kur mund të nisë një proces i ri për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, Agjensia e Lajmeve “INA” siguron se aim und të realizohet në datat 1-15 prill 2012.

Propozimi për këtë datë është bërë nga Lidhja Social Demokrate dhe aleatët e saj, PRSD, Partia Liberale dhe Partia për Ardhmëri Europiane.

Sipas opozitës, në rast se nuk pranohet propozimi, do të kuptohet qartë se për mbajtjen e censusit nuk ka probleme teknike, por mosmarrëveshje midis koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.

VMRO-DPMNE theksoi se ky hap i opozitës është i panevojshëm dhe i dëmshëm, pasi mund të krijojë pasoja politike ndaj sfidave shtetërore dhe kombëtare të vendit.

Partitë opozitare shqiptare kërkojnë mbajtjen e regjistrimit, por duke përcaktuar që data e mbajtjes të jetë muaji korrik i vitit 2012, me qëllim që në vend të përfshihen edhe qytetarët shqiptarë që përkohësisht punojnë dhe jetojnë jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA