Viti 2012 duket se do të jetë i shtrenjtë për qytetarët kosovarë. Nga 1 janari është ngritur çmimi i ujit të pijshëm për 0.3 cent më shumë. Arsyeja e kësaj ngritje sipas zyrtarëve të ujësjellësit është riparimi i rrjetit të kësaj kompanie.

Ndërkohë edhe zyrtarët e rregullatorit të energjisë elektrike ka kohë që paralajmërojnë ngritjen e çmimit të energjisë megjithëse një vendim i tillë ende, nuk është marrë.

Në anën tjetër karburantet në Prishtinë kulmojnë me çmime të larta.

Vetëm një litër naftë shkon deri ne 1. 35 cent në varësi prej pikave të karburantit.

Për qytetarët ngritja e çmimit të ujit, energjisë, produkteve ushqimore dhe karburanteve kanë varfëruar edhe më tej, ekonomitë shtëpiake të kosovarëve.

Ndërkohë me 1 janar Kosova ka ngritur akcizën për duhanin nga 25 në 27 euro për kilogram të duhanit.
 
Në vitin 2010 akciza për duhanin ishte 25 euro për kilogram, në vitin 2009, 21 euro, ndërkohë nga viti 2005 deri në 2008 ishte 17 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA