Pas mbarimit të grumbullimit në Dubai me fitoren 1-0 ndaj Paris Saint Germain (gol i Patos në minutën e katërt), Milani është rikthyer në Itali për të përgatitur transfertën e vështirë në fushën e Atalantës, ditën e dielë.
Filippo Inzaghi ka folur për momentin që ai po kalon: “Jam mirë, por nuk e di të ardhmen time. E dua shumë fanellën kuqezi dhe nuk e mendoj largimin, por kam edhe një dëshirë të madhe për të luajtur.”
“Nuk kërkoj asgjë, e di çfarë më pret nëse qëndroj tek Milani. Gjithsesi dua të luaj më shumë dhe në minutat që pata ndaj PSG tregova që jam në formë”, shtoi sulmuesi veteran.
Trajneri Massimiliano Allegri nuk e përfshiu në listën e fazës së parë të Ligës së Kampioneve dhe askush nuk i ka garantuar bomberit italian që do të përfshihet në listën e janarit. Inzaghi shprehet: “Nuk kam nevojë për premtime. Unë vazhdoj punën si gjithmonë.”
Top Channel