Kosovari Agim Zogaj, i njohur ndryshe si dëshmitari “X” në procesin
kundër Fatmir Limajt dhe 9 ish-luftëtarëve të tjerë të cështjes
“Klecka”, është vetëvrarë.

Është ky përfundimi në të cilin kanë arritur autoritetet gjermane, të cilat pas kryerjes së autopsisë së personit në fjalë, kanë përjashtuar cdo mundësi ndërhyrjeje nga jashtë për eleminimin e tij.

Sipas raportimeve të gazetës “Zëri”, raporti i autopsisë i është dorëzuar drejtuesve të misionit EULEX dhe ai do të diskutohet në seancën gjyqësore të 30 janarit në ngarkim të Limajt.

Dëshmitari “X” u gjet i vdekur më 27 shtator të vitit të kaluar në Gjermani, ku ndodhej për arsye sigurie dhe ishte transferuar nga Mynihu në Duisburg.

Zogaj konsiderohej nga pala e akuzës në gjyqin ndaj Limaj dhe 9 të tjerëve si një dëshmitar kyc që mund të hidhte dritë mbi një masakër që dyshohet të jetë kryer nga këta persona gjatë luftës në fshatin Kleckë, prej nga ka marrë edhe emrin cështja.

Aktualisht ish-ministri i Transporteve ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa nga ish-bashkëluftëtarët e tij disa janë në paraburgim dhe të tjerët hetohen në gjendje të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA