Gjermani, rritet presioni mbi Presidentin Wulff

05/01/2012 16:00

Presioni mbi Presidentin e Gjermanisë, Christian Wulff, është në rritje të vazhdueshme, pasi gazeta “Bild” i kërkoi me një letër të hapur aprovimin që të publikojë një mesazh kërcënues të lënë në redaksi.

Wulff kishte kërcënuar të përditshmen më të madhe në vend me ndjekje ligjore, nëse do të kryente publikonte një dokument kompromentus mbi skandalin ku ai është i përfshirë, pas marrjes së një huaje të dyshimtë për ndërtimin e një shtëpie.

Në një intervistë të dhënë të enjten në një televizion kombëtar, Presidenti vlerësoi si një gabim serioz mesazhin e lënë, por theksoi se nuk ka patur kurrë si qëllim të vendosë në censurë asnjë media.

Sipas tij, e vetmja gjë që ka kërkuar prej “Bild” ishte që të priste në botimin e ngjarjes deri në kthimin e tij nga një vizitë shtetërore jashtë shtetit, në mënyrë që jepte versionin e tij dhe historia të publikohej pa shtrembërime të dëshme për figurën më të lartë honorifike të vendit.

E përditshmja me tirazhin më të lartë në Gjermani e hedh poshtë këtë version dhe thekson se “mesazhi është në gjendje të flasë vetë dhe të qartësojë pikërisht të kundërtën e pretendimeve të Wulff”.

Pavarësisht kërcënimit të debatueshëm të Presidentit, gazeta publikoi historinë në dhjetor, duke akuzuar 52-vjeçarin për shfrytëzim të lidhjeve të ndaluara për një politikan të lartë, në marrjen e një huaje me interesa të ulta prej 500 mijë eurosh, nga një biznesmen i pasur.

Pavarësisht presionit në rritje, Wulff ka theksuar disa herë se nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga detyra e tij, pasi nuk ndien se ka shkelur ligjin apo gënjyer deputetët kur është pyetur mbi këtë skandal.

Në Gjermani, Presidenti ka kompetenca të kufizuara dhe pushteti real është i gjithi në dorën e Kancerlarit e Parlamentit, por në kushtetutë vlerësohet si një kusht i domosdoshëm në përzgjedhjen e kryetarit të shtetit “integriteti i plotë moral”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA