
E ardhmja e Erjon Bogdanit për gjysmën e dytë të sezonit 2011-2012 të
Serisë A duket se do të jetë larg Cezenës, me të cilën mbylli fazën e
parë.
Shtatlarti shqiptar, Erjon Bogdani është në fokusin e Breshias, skuadrës italiane të Serisë B. Lajmin e dha portali italian shumë pranë ekipit të “Dallëndysheve”, “Bresciaoggi.it”.
Përveç Bogdanit, aktualisht në forcë te Cezena, në përforcimet e vijës së sulmit, qarkullon dhe emri i Marko Celinit të Varezes. Për shërbimet e Bogdanit janë të interesuar Vareze dhe Modena. Te Breshia dikur ka luajtur Igli Tare, ndërkohë që kjo skuadër është drejtuar edhe nga Xhani De Biazi, trajneri aktual i Kombëtares së Shqipërisë. Breshia ndodhet aktualisht në vendin e 16-të, nga 22 skuadra që ka Seria B.
Top Channel