
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është zgjedhur anëtar i komitetit Organizativ të Kupës së Konfederatave në FIFA.
Emërimi i kreut të institucionit më të lartë të futbollit shqiptar, është caktuar në këtë pozicion, menjëherë pas përfundimit të mandatit të tij si anëtar i Komitetit të Federatave Kombëtare në FIFA.
Presidenti i FSHF ka reaguar menjëherë pas zgjedhjes së detyrës së tij të re duke premtuar përkushtim në punën e tij ashtu sic kishte bërë deri tani.
‘Edhe në këtë pozicion të ri unë do të plotësoj me rigorozitet dhe përkushtim të gjitha përgjegjësitë e ngarkuara nga FIFA për të mirën e futbollit në botë”, deklaroi Armand Duka.
Kupa e Konfederatave do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Brazil, duke i paraprirë kampionatit botëror të vitit 2014 që do të mbahet po në këtë vend.
Top Channel