Ka nisur keq dita për bursat europiane mbi të cilat vazhdojnë të rëndojë frika për situatën e borxhit në Eurozonë.
Milano ka shenuar humbje me humbje me mbi 3%, Londra 0.79, Frankfurti 0,96% dhe Parisi leshon terren me 1,17%. sa per monedhen e perbashket, ajo mberriti nivelin me te ulet te 16 muajve te fundit, duke u shkembyer me 1.28 dollare, e u shfaq e dobesuar edhe perballe jenit japonez.
Trazimi i ri i tregjeve ishte pasoje e rritjes se kostos se huamarrjes nga Franca dhe komenteve te ministrit spanjoll te Ekonomise, Luis de Guindos, i cili deklaroi se bankat e vendit te tij mund te perballen me rritjen e borxhit te keq.
Ky i fundit, sipas ministrit, mund te shkoje deri ne 50 miliarde euro, shifer kjo me e larte nga c`kishte parashikuar qeveria. Sa per Francen, ajo shiti 8 miliarde euro obligacione ne ankand, duke paguar nje norme interesi prej 3.29% per huamarrjen ne 10 vjet.
Ne ankandin e fundit te muajit dhjetor, kjo norme ishte 3.18%. shume investitore druhen se Franca mund te humbase rating-un e saj te tre A-ve, cka ia shtrenjton huamarrjen. Nje muaj me pare Agjensia e Vleresimit te Riskut, Fitch, e vendosi ne perspektive negative klasifikimin aktual te vendit. Per te ruajtur pozicionin e deritanishem, Parisi paraqiti ne muajin nentor nje plan masash antikrize prej 65 miliarde eurosh.
Top Channel