Bukuroshe dhe “single”

05/01/2012 00:00

Janë femra të hijshme, të lakmuara nga jo pak meshkuj në botë megjithatë nuk kanë një partner në krah.

Elisabeta Canalis ka mbyllur vitin 2011 dhe ka nisur një vit të ri single! Prej ndarjes jo pak të bujshme nga aktori hollivudian George Cloony, Canalis i është përkushtuar karrierës së saj, ndonëse në media është folur se ajo ka pasur një tjetër raport të mëvonshëm, me aktorin amerikan Mehcad Brooks.

Pavarësisht të vërtetës për këtë raport, bukuroshja italiane, fama e së cilës i ka kapërcyer kufijtë e vendit të saj, e ka kalur këtë fundvit e vetme në Itali.

Por Canalis nuk është e vetmja e famshme e cila nuk ka partner. Këngëtarja Giorgia pas ndarjes nga Davide Bombardini, pak kohë pasi zërat nuk kishin munguar për krizën e raportit të tyre, është vetëm. Një fillimvit aspak i mirë ka qenë ky edhe për një tjetër bukuroshe të ekranit italian, Manuela Arcuri. Ajo vet deklaroi pak ditë pas Krishtlindjes se nuk kishte një mashkull në krah.

Këto janë disa prej femrave të bukura italiane të cilat e kanë pritur këtë vit të ri të vetme, pasi disa raporte tepër të rëndësishme në jetën e tyre kanë përfunduar përgjatë vitit 2011.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta