Një shtetas serb i kërkuar për krime lufte është arrestuar të enjten në Bosnje, lajmëroi të enjten e përditshmja serbe “B-92”.
49-vjeçari, i njohur për momentin vetëm me inicialet M.B, u ndalua ndërsa po përpiqej të kalonte në pikën kufitare të Bijeljinës.
Arrestimi i tij kërkohej nga Interpoli, pas një mandati ndërkombëtar të lëshuar nga Kroacia për krime lufte të ndodhura në fillimin e viteve 1990. Ai dyshohet se ka qenë një drejtues i trupave paraushtarake që kanë kryer masakra midis civilëve kroatë.
Në momentin e arrestimit, 49-vjeçari mbante dy targa në makinë, jugosllave dhe serbe. Policia e Bosnje-Hercegovinës lajmëroi se do të marrë fillimisht në pyetje të pandehurin, përpara se një gjykatë të vendosë për ekstramin e tij ose jo në Kroacinë fqinje.
Top Channel