Strukturat paralele serbe që veprojnë në veri të Kosovës, rreth mesditës së të mërkurës filluan të largojnë dy barrikada nga dy rrugët që çojnë për në fshatrat shqiptare të komunës së Leposavicit.

Sipas burimeve policore, grupet e serbeve lokalë kanë marrë urdhër nga strukturat politike e paralele të Serbisë, që të heqin dy barrikadat nga rruga që të con në fshatrat Bistricë dhe Cerajë.

Ky veprim mendohet se është pasojë e një marrëveshjeje të arritur mes KFOR-it dhe autoriteteve lokale të Leposavicit.

Banorët e tri fshatrave të komunës së Leposavicit, Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë e Vllahisë, që nga 25 korriku i vitit të shkuar ishin të bllokuar nga këto dy barrikada.

Për të shkuar në Mitrovicë dhe për t’u furnizuar me ushqime, banorët shqiptarë detyroheshin të përdornin rrugët alternative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA