Pas humbjes së jetës së dy vajzave, Blerina Balla dhe Aida Dosku nga fshati Qendër- Librazhd, në spitalin e qytetit kanë mbërritur edhe dy raste të tjera me të njëjtat simptoma.
Mjekët dyshojnë se dy pacientët e rinj, Flutura dhe Fatos Allkja, 19 dhe 28 vjec, mund të jenë prekur nga ethet hemoragjike apo nga ndonjë sëmundje tjetër infektive.
“Nuk është gjendje gripale, dicka ka, ethe hemoragjike mund të jetë, por edhe sëmundje infektive. Një rast tjetër na erdhi nga një fshat, me një të sëmurë me temperaturë”, deklaron shefi i spitalit Gjergji Dhono.
Prindërit e dy fëmijeve shprehen të shqetësuar, pasi ata nuk e dinë origjinën e kësaj sëmundjeje që ka prekur fëmijët e tyre, të cilët sipas shefit të spitalit janë duke marrë të gjitha mjekimet e duhura.
“Isha shumë e tronditur nga vdekja e asaj gocës dhe kur vajta në shtëpi dhe goca më tha se më dhemb koka, jam shqetësuar shumë. Gjithë ai tym që ka përfshirë qytetin na futet në gojë”, tregon Razie Allkja.
Në Librazhd ka shkuar një grup pune nga sektori i higjenës, të cilët kanë nisur kërkimet për të përcaktuar prejardhjen e virusit që po shtrihet në gjithe fshatin.
21-vjecarja Blerina Balla, banuese në Komunën Qendër në Librazhd, gjeti vdekjen nga shkaqe ende të paqarta, ndërsa organet kompetente kanë nisur hetimet e rastit.
Top Channel