Kryeministri Sali Berisha dha mesazhe të rëndësishme nga mbledhja e parë e qeverisë për këtë vit.
Së pari, ai kerkoi angazhimin e te gjithe shqiptareve per ta shnderruar vitin jubile te 100 vjetorit te themelimit te shtetit shqiptar ne ate qe e quajti vitin e krijimit te vizionit për zhvillimin e vendit për 100 vitet e ardhshme.
Se dyti, mesazhet politike kishin vendin e tyre ne fjalimin e kryeministrit Berisha. Gatishmeria per te konsoliduar bashkepunimin me opoziten dhe vazhdimi i marrëveshjes së arritur për miratimin e ligjeve me 3/5 dhe Reformen Zgjedhore, ishte një nga këto mesazhe.
“Unë dua të garantoj opozitën se ne jemi të vendosur t’i qëndrojmë marrëveshjes së arritur pikë për pikë, sikundër theksoj dhe duhet të theksoj se askush dhe asgjë nuk do të mund të marrë peng ecurinë e këtij vendi. Politika e pengut zgjati e zgjati, por dështoi. Një vend i lirë me besim te liria, te ligji dhe kushtetuta e tij demokratike nuk mund të merren peng nga askërkush. Ne qëndrojmë të vendosur dhe të hapur për një bashkëpunim të sinqertë, për një bashkëpunim në interesin më të mirë të vendit. Ne qëndrojmë të vendosur në zbatimin e ligjeve dhe Kushtetutës së këtij vendi”, tha Berisha.
Kryeministri preku edhe ceshtjen e zgjedhjes se presidentit, duke siguruar se edhe ne kete pike do te zbatohet kushtetuta dhe asnje marrëveshje qe del jashte saj.
“Ky është viti i zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Garantoj se do të zgjidhet kryekëput dhe tërësisht në përputhje me Kushtetutën e vendit. Cdo përpjekje për t’i imponuar Shqipërisë, për t’i kushtëzuar Shqipërisë dëshira suplementare në raport me Kushtetutën do të pësojë dështimet që kanë pësuar të tjerat. Uroj që të bëjmë përpjekje të mëdha për t’i dhënë vendit një president në lartësinë e detyrave, në lartësinë e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, me integritet të plotë”, tha Berisha.
Gjate mbledhjes se qeverise, kryeministri i kushtoi vemendje edhe performances ekonomike te vendit, e cila, sipas tij, jo vetem nuk ra ne krize, por me mbledhjen e te ardhurave nga doganat dhe tatimet deshmoi suksesin e modelit ekonomik shqiptar.
“Performanca e ekonomisë shqiptare në vitin 2011 ishte e atillë, që realizoi të ardhura më shumë se kurrë në historinë e vendit. U fol, u ranë borive se kanë rënë të ardhurat. Doganat shqiptare e kanë mbyllur me 101 përqind, tatimet 2, 3 përqind më pak, realizoi 295 miliardë kundrejt 255 miliardë që kanë qenë në total në vitin 2009, pra ekzakt 400 milionë dollarë më shumë, ekzakt rruga Tiranë-Elbasan më shumë. Unë po i referohem vitit 2009, nuk mund të shkoj në vitin 2004, kur në total ishin gjithsej 97 miliardë lekë”, tha Berisha.
Top Channel