Milan ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 miqësoren e luksit ndaj Paris Saint Germain, të zhvilluar në Dubai, aty ku të dyja ekipet kanë zhvilluar një minifazë përgatitore.
Goli i vetëm i takimit është shënuar nga lojtari më i diskutuar në merkato ditët e fundit, Alexandre Pato. Në minutën e katërt të takimit braziliani ka shënuar pas një pasimi të mrekullueshëm nga Zlatan Ibrahimovic.
Ndeshja ka qenë e hapur nga të dyja skuadrat, me PSG që ka krijuar shumë aksione të bukura, por edhe kuqezinjtë mund të kishin dyfishuar rezultatin me anë të Nocerino në minutën e 18, por goditja e mesfushorit përfundoi në traversë.
Në pjesën e dytë janë rikthyer të luajnë për Milanin pas një kohe të gjatë edhe Gennaro Gattuso, Alessandro Nesta dhe Filippo Inzaghi.
Top Channel