Lufta në Lindjen e Mesme, qeveria spanjolle mbyll linjën ajrore për avionët që marrin pjesë në operacionin kundër Iranit
Libia rrezikon të hyjë në luftë civile nëse nuk arrin të mbajë nën kontroll milicitë rivale që kanë mbushur prej kohësh hapësirën e lënë bosh nga Muammar Gaddafi.
Paralajmërimi është bërë nga presidenti i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Jalil, pas vrasjes së katër personave në një përleshje të armatosur në Tripoli.
“Ndodhemi përpara këtyre akteve të dhunës që e vendosin Libinë përpara një përplasjeje luftarake që nuk duhet ta lejojmë, ndryshe do të ndahemi dhe do të hyjmë në luftë civile”, ka deklaruar Jalil.
Duket se entuziazmi i libianëve pas rrëzimit dhe vrasjes së kolonelit po shuhet shpejt për shkak të vështirësive të shumta me të cilat vendi i pasur me naftë po përballet.
Pak kohë më parë një zyrtar i lartë paralajmëroi rrezikun që vendit i kanosej nga njerëzit e një prej djemve të Gaddafit, të cilët kanë arritur të hyjnë në organet qeverisëse.
Gjithashtu, një tjetër ngjarje trembi Këshillin Kombëtar të Tranzicionit, kërkesa e bërë në fund të vitit të kaluar nga rebelët që luftuan kundër regjimit, për një përfaqësim më të gjerë në qeveri.
Pavarësisht se drejtuesit e KKT-së iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së tyre, ajo tregoi ndasitë që ekzistojnë mes drejtuesve të rinj të pushtetit libian.
Top Channel