Pas largimit nga posti i kryeministrit, që i la vend krijimit të qeverisë së teknokratëve të udhëhequr nga Lukas Papadhimos, Jorgos Papandreu vendos të lërë edhe socialistët grekë të PASOK-ut.
Vendimi i Papandreut iu është komunikuar anëtarëve të partisë së tij gjatë një takimi të mbajtur ditën e mërkurë.
Përvec lënies së PASOK-ut, ish-kryeministri grek bëri publik edhe vendimin e tij për të mos rikandiduar për kryeministër të Greqisë në zgjedhjet që pritet të mbahen pas stabilizimit të situatës financiare të vendit, objektiv që e ka qeveria aktuale e konsensusit e udhëhequr nga Papadhimos.
Lajmi vjen në një kohë aspak të favorshme për socialistët grekë që në sondazhet e fundit kanë regjistruar mbështetjen më të ulët popullore, rreth 12 përqind.
Nuk është e qartë nëse vendimi i Papandreut do të pasohet nga tërheqja përfundimtare e tij nga politika apo do të vijojë të mbetet e të japë kontributin e tij në strukturat e PASOK-ut.
Top Channel