Gjiganti rus i energjise, Gazprom po pergatitet te largohet nga Greqia.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të Ministrisë së Jashtme greke, të cilat i
thane Top Channel, se po negociojne me Gazpromin, mundesine e
moslargimit te kompanise nga vendi.

Por burimet thone se kjo ka pak gjasa te ndodhe, edhe per shkak te tensioneve te fundit ne marredheniet dypaleshe.

Kompania ruse prej disa muajsh ka shfaqur hapur pakenaqesine e saj, si ndaj pasivitetit te qeverise greke, ashtu edhe ndaj vendimit te Bullgarise per pezullimin e ndertimit te naftesjellesit Burgaz-Aleksandropolis, nje projekt i shume reklamuar nga ish-kryeminstri Kostas Karamanalis dhe kryeministri rus Vladimir Putin ne 2007.

Sipas burimeve, ruset i kane kerkuar greqise te ushtroje presion mbi Sofjen, si dhe te pershpejtoje ndryshimet ligjore qe do te lejonin ndertimin e kesaj vepre, e cila e kthen Greqine ne partner kryesor ne transportin e hidrokarbureve ne Europe, duke shmangur ngushticen e Dardaneleve.

Ashtu si Bullgaria edhe Greqi duket se i ka shmangur perplasjet me lobingjet e fuqishme te kompanive amerikane, interesat e te cilave mbeshteten fuqishem prej administrates Obama.

Projekti Burgaz –Aleksandropolis do te pasohej nga dy vepra po kaq te medha persa i perket rendesise se tyre strategjike, sic jane degezimi jugor i ‘South Stream’ dhe gazjellesi ‘ITGI’, qe do te sillnin gazin nga fushat e Azerbajxhanit dhe nepermjet Greqise, do ta dergonin drejt Italise.

Nese ndodh nje zhvillim i tille, ai mund t’i jape prioritet tre naftesjellesve: Nabuko, pojektit Tap, si dhe te nje projekti te kompanise BP, projekte qe kalojne kryesisht ne Shqiperi, Maqedoni dhe shmangin territorin grek.

Duket se largimi i ruseve te Gazprom ka dhe prapaskena politike. Diplomate te larte ruse kane negociuar me ministrin e Jashtem grek Stavros Dhimas, qe ne kembim te nje kontrate me Gazpromin, te nisin kerkime nafte ne detin Egje, pikerisht ne nje prej zonave me te nxehta te tij, ishullin Kastelorizo, largesia e te cilit prej bregut turk, eshte me pak se 2 kilometra.

Gjithashtu ruset do te mund te kerkojne nafte ne detin Jon, ne zonen e Janines, dhe ne jug te Kretes, ku sipas eksperteve ndodhen rezerva nafte prej 600 miliarde dollaresh, te cilat lakmohen po kaq prej kompanive amerikane dhe izraelite dhe qe sipas te gjitha gjasave, kane marre tashme aprovimin e Athines.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA