Fushata e republikanëve, tërhiqet Bachmann

04/01/2012 19:10

Michele Bachmann, kongresistja amerikane e Minesotas, është tërhequr nga gara republikane për të qenwë kandidate për presidente e Shteteve të Bashkuara.

Ashtu sic kishte njoftuar më herët, një ndër figurat më të spikatura të “Tea Party”, Bachmann u tërhoq nga gara pas rezultatit zhgënjyes që ajo arriti në Iowa, ku u rendit vetëm e gjashtë.

“Qytetarët e Iowa-s folën qartë, ndaj edhe unë vendosa të bëj mënjanë. Nuk kam asnjë peng nga kjo fushatë që zhvillova dhe mendoj se ne duhet të mbështesim fort personin që vendi ynë, partia jonë, njerëzit tanë do të përzgjedhin për t’i udhëhequr”, tha gjatë një konference për shtyp, Bachmann.

Edhe në këtë shtet fitues doli ish-guvernatori i Massachusetts, Mitt Romney me vetëm 8 vota diferencë nga ndjekësi i tij, ish-guvernatori i Pensilvanisë, Rick Santorum që nga të gjithë konsiderohet si surpriza e kësaj fushate.

Shumë besuan se pas votimit në Iowa do të tërhiqej edhe guvernatori i Teksasit, Rick Perry që përfundoi i pesti në garën e radhës, por një postim i tij në “Twitter”, ku kishte shkruar “Karolina e Jugut, na prit se po vijmë”, (Here we come South Carolina!!!), përgënjeshtroi të gjithë gjithcka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA