Borussia Dortmund blen Marco Reus

04/01/2012 17:30

Marco Reus, sulmuesi i Borussia Monchengladbach dhe kombëtares gjermane, do të luajë me Borussia Dortmund në sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi aktual i lojtarit të ri.

“I bëmë një ofertë lojtarit që të vazhdonte karrierën e tij me ne, por ai ka vendosur që të ndryshojë ekip”, theksoi Max Eberl, drejtori sportiv i klubit gjerman.

Kontrata e Reus përfundon teorikisht në vitin 2015, por mund të transferohet në një klub tjetër nëse vjen një ofertë prej 18 milionë eurosh.

Vetë lojtari, ka sqaruar në faqen e tij të internetit se ka vendosur të luajë për Borussia Dortmund, ekipin kampion në fuqi të Bundesligës.

Marco Reus, i cili ka dalë nga ekipet zinxhir të Borussia Dortmund, do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me verdhezinjtë.

Top Channel