Argjentinë, Fernandez shtrohet në spital

04/01/2012 15:35

Cristina Fernandez de Krirchner, presidentja 58-vjecare e Argjentinës u shtrua mëngjesin e ditës së mërkurë në një klinikë të Buenos Aires ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr një sasi tumoriale nga gjendrat tiroide.

Presidentja Fernandez gjatë hyrjes në spital shoqërohej nga dy vajzat e saj, Florencia dhe Maxima dhe do të qendrojë për disa ditë nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Cristine Fernandez u diagonstikua me tumor ditët e fundit të vitit të kaluar gjatë një kontrolli rutinë mjekësor. Menjëherë pas kësaj, ajo vendosi tërheqjen për 20 ditë nga funksionet shtetërore, duke i kaluar këto funksione zëvendësit të saj.

Fernandez ishte liderja e radhës në Amerikën Latine e diagnostikuar me kancer. Kjo sëmundje ka prekur ndër të tjerë edhe presidentin e Venezuelës, Hugo Chavez, i cili vetëm pak orë pas mësimit të lajmit për sëmundjen e homolges Fernandez, hodhi hipoteza se kanceri që po prek liderët e Amerikës Latine, vjen ndoshta nga një armë amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA