Vritet kreu i militantëve pakistanezë

03/01/2012 08:25

Lideri i militantëve pakistanezë, Mullah Nazir, është vrarë nga një sulm i një avioni ushtarak amerikan. Ai u vra së bashku me 5 luftëtarë kur dy predha goditën Vaziristanin Jugor.

Mullah Nazir akuzohej se kishte dërguar trupa për të ndihmuar talebanët afganë në luftën kundër forcave ndërkombëtare dhe atyre pro-qeveritare.

Sipas BBC, varrimi i Mullah Nazir do të bëhet ditën e enjte.

Analistët mendojnë se vdekja e tij mund të shkaktojë probleme në marrëdhënien Uashington-Islamabad sepse ushtria pakistaneze i sheh komandantë të tillë si pika kyçe për të ruajtur paqen brenda vendit.

Sulmet ajrore amerikane kanë pësuar rritje të ndjeshme që kur Barack Obama mori detyrën si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2009. Qindra persona janë vrarë duke bërë që zemërimi publik në Pakistan të shtohet gjithmonë e më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA