Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje bëjnë bilancin e protestave të tyre në rrugë për vitin 2012. Katër prej tyre, Aida Dërguti, Xhelal Sveqla, Zgjim Gashi dhe Sali Zyba, të cilët arrestohen e lirohen ndoshta më shpesh se kushdo tjetër rrëfehen për Top Channel.

“Sa herë burgosemi shfletojmë ndonjë libër. Në arrestimin e fundit edhe pse më erdhi lajmi që isha liruar nuk doja të dilja pa përfunduar librin nga i cili më kishin mbetur 5-6 faqe. Ne burgun e shohim si një mundësi, si një shans”, thotë Xhelal Sveqla.

Lëvijza Vetëvendojse beson fort në objektivin e saj politik, “në kthim të Kosovës shtet të shqiptarëve dhe qytetarëve të saj”, për këtë kritikat për protestat e dhunshme nuk u bëjnë përshtypje aktivistëve të saj.

“Ne në Lëvizjen Vetëvendosje mendojmë që është një dëm shumë herë më i madh kur një përfaqësues i Serbisë, i cili mban dhe organizon strukturat paralele, pritet në mes të Prishtinës nga autoritetet kosovare, se sa protesta e qytetarëve që thyejnë disa xhama të kësaj qeverie”, thotë një aktivist i Vetëvendosjes.

Aida Dërguti janë ndër aktivistët më të vjetër të Vetëvendosjes. Ata tregojnë se cdo organizim i Lëvizjes ka edhe arsyetimin politik prapa tij. E tillë ishte edhe parrulla “Jo negociata, por Vetëvendosje” që u shkruajt për herë të parë në murin e ndërtesës së UNMIK në vitin 2005 për t’u rishkruar sërish në vitin 2010, këtë herë në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.

Me ketë Vetëvendosje ftoi qeverinë të mos negociojë statusin e vendi me Serbinë. Demostrata e 10 shkurtit, ku mbetën të vrarë 2 protestues dhe dhjetra të tjerë u plagosën duket se kishte vënë me shpatulla për muri edhe vetë aktivistët e Vetëvendosjes.

“Cështja e aksionit ka ndikuar që numri i aktivistëve të jetë i ngadaltë, sepse cdo njeri që ka përkrahur Vetëvendosjen ka ditur që me ardhjen në Lëvizje duhet të jetë pjesë e aksionit që shumë njerëz i ka bërë të hezitojnë dhe të mos i bashkangjiten, sado që mbështesin Vetëvendosjen”, thotë Aida Dërguti.

“10 shkurti është një nga protestat që ka organizuar Lëvizja Vetëvendosje që ka pas qëllimet politike të vetat ndërsa policia na ka akuzuar në raport duke thënë se u arrestua grupi më i rrezikshëm i protestës, kur në atë grup kanë qenë personat që ndihmuan të plagosurit dhe të lënduarit. Ndërsa përsa i përket vendimit të gjykatës, ka qenë interesant komunikimi i gjyqtarës me një zyrtar të lartë, që do të thotë se ka qenë një vendim i ardhur nga drejtues të lartë të shtetit të Kosovës”, thotë një tjetër aktivist i Vetëvendosjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA