SHBA, gjendet i vdekur marinsi vrasës

03/01/2012 00:00

Trupi i veteranit të luftës në Irak, i kërkuar për vrasjen e gardianes
së një parku kombëtar në Uashington, është gjetur i vdekur, kanë bërë të
ditur autoritetet amerikane.

Sipas burimeve, agjentët e policisë e gjetën 24-vjecarin Benjamin Colton Barnes të vdekur në parkun kombëtar Mount Rainier.

Parku në fjalë ka qenë i mbyllur që kur Margaret Anderson, 34 vjec, u qëllua për vdekje teksa përpiqej të ndalonte automjetin ku udhëtonte i riu të dielën në mëngjes.

Barnes është lidhur nga autoritetet edhe me një ngjarje tjëtër të shtënash në një festë për ndërrimin e viteve.

Trupi i 24-vjecarit, që dyshohet se vuante nga një crregullim mendor si pasojë e stresit traumatik, u gjet i pajetë në mes të dëborës.

Autoritetet deklaruan se po punojnë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, duke shtuar se në makinën e tij u gjetën armë dhe jelekë anti-plumb.

Barnes kishte marrë pjesë në luftën në Irak, ku dyshohet se masakrat e shumta dhe lufta e tmerrshme i kishin shkaktuar një crregullim mendor, gjë jo e rrallë në radhët e marinsave.

Crregullime të tilla kanë bërë që shumë prej ushtarëve amerikanë në përfundim të misionit të tyre luftarak të vrisnin veten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA