Objektivi i Paris Saint Germain është blerja e tre lojtarëve në merkaton e janarit dhe dy nga këta janë Alexandre Pato dhe Ricardo Kaka’, të cilët në Paris do të gjenin ish-trajnerin e tyre tek Milani, Carlo Ancelotti.
Sipas burimeve pranë ‘Qatar Sports Investment’ (aksionisti më i madh i klubit francez) drejtuesit e PSG kanë gati rreth 62 milionë euro për futbollistët brazilianë të Milanit dhe Real Madridit. Ndërkohë, agjenti i Patos është në Dubai për tratativën.
‘France Presse’ bën të ditur se oferta për sulmuesin e Milanit është 38 milionë euro ndërsa ajo për mesfushorin e Real është 23.5 milionë euro.
Qëndrimi i Milanit është i qartë: Pato nuk është në shitje deri në momentin që vetë ai mund të kërkojë të largohet.
Përsa i përket Kaka’, Jose Mourinho, trajneri i madrilenëve, ka vënë veton dhe nuk do që lojtari të largohet.
Top Channel