Mbreti i Marokit, Mohammed VI dha bekimin e tij për formimin e qeverisë së re, qeveria e parë e dalë nga zgjedhjet popullore dhe e para e udhëhequr nga një lider islamik.
Mbreti dekretoi ministrat e qeverisë si dhe kryeministrin Abdelilah Benkirane, kryetar i partisë islamike të moderuar, Drejtësi dhe Zhvillim. Kjo parti ishte fituesja e zgjedhjeve të mbajtura pak muaj më parë në Marok, megjithatë ajo do të qeverisë në koalicion me të tjera parti, pasi nuk mundi të sigurojë e vetme numrin e nevojshëm të mandateve në Asamblenë Kombëtare.
Asambleja Kombëtare në Marok ishte produkt i zgjedhjeve të dala pas ndryshimit të kushtetutës në vend, ku Mbreti Mohammed VI hoqi dorë nga shumë kompetenca për t’ia dhënë ato qeverisë së re. Ndryshimet lindën si nevojë pas nisjes së protestave popullore që kërkonin reforma për demokratizimin e jetës në vend, protesta të ndërmarra nga opozita në frymën e “Pranverës arabe” që kishte përfshirë Egjiptin, Tunizinë, Libinë e Sirinë.
Top Channel