Largimi i emigrantëve, fluks në dogana

03/01/2012 00:00

Sapo ka kaluar festa e madhe e ndërrimit të viteve dhe në pikat doganore
të vendit ka nisur sërish qarkullimi plot fluks i udhëtarëve.

Situata me e renduar paraqitet në Kapshticë. Mëngjesin e kësaj të marte në pikën doganore të Kapshticës pati një fluks të dendur të udhëtarëve në hyrje dhe në dalje, ndërsa pala greke punoi me sportele të reduktuara duke shtuar vështirësitë për qarkullim në kufi.

Pala shqiptare ka nisur punën punën më 2 Janar me 9 sportele, 6 prej të cilave në ndihmë të daljes së udhëtarëve kurse 3 në hyrje. Ndërsa pala greke nisi punen vetëm me 1 sportel në hyrje dhe 1 në dalje, duke shkaktuar kështu radhë të gjata me automjtete dhe njerëz në anën greke të doganës.

Situata u normalizua pas orës 10 të paradites, kur pala greke shtoi numrin e sporteleve, në 4 të tillë. Mësohet se shtimi i sporteleve erdhi pas bisedimeve mes dy palëve të kërkuar nga pala shqiptare, me qëllim zgjidhjen e situatës.

Edhe në pikën doganore të Kakavijës ka rinisur qarkullimi i udhëtarëve, por fluksi ishte i përballueshëm.
Dy ditët e fundit fluksi i lëvizjeve në pikën doganore të Kakavijës ka qënë thuajse i papërfillshëm, ndërsa 3 janari ka qenë edhe dita e shtimit të fluksit, kryesisht e emigrantëve që kthehen në vendet e tyre të punës në shtetin grek.

Nga burimet zyrtare të Kakavijës mësohet se që nga pasditja e djeshme deri në mëngjesin e së martës kanë hyrë nëpërmjet Kakavijes në territorin grek 160 shtetas dhe 500 automjete të llojeve të ndryshme. Ndërkaq kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 1000 shtetas dhe 350 automjete.

Shumë emigrantë që punojnë në Greqi u kthyen në atdhe për festat e fundvitit. Pritet që i njëjti numër të kthehen sërish në Greqi, këto ditë. Pala shqiptare në pikat doganore është përgatitur për përballimin e situatës, duke shtuar ndjeshëm numrin e sporteleve, deri në 9 te tilla.

Top Channel