“Aeroplan-mbajtësja amerikane të mos kthehet në Gjirin Persik”. Ky është kërcënimi i Iranit për Shtetet e Bashkuara pas 10 ditësh manovra ushtarake detare dhe testesh raketore me rreze të mesme veprimi.
Flota amerikane është rikthyer në Detin e Omanit pas rritjes së tensioneve me Iranit për shkak të ngushticës së Hormuzit. Në këtë pjesë strategjike kalon rreth 1/3 e transportit botëror të naftës. Irani ka kërcënuar se edhe pse ka kapacitetet për të bllokuar atë, nuk ka ndërmend ta jetësojë kërcënimin.
Sjellja e Teheranit është një reagim ndaj sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara ose ngrirjes së pronave të institucioneve financiare që kanë raporte me Bankën Qendrore Iraniane cka bllokon faktikisht pagesat për blerjen e naftës nga ana Teherani.
Ministri i Jashtëm francez ka kërcënuar se Europa duhet të ndërmarrë masa të ngjashme me ato amerikane.
Teherani pretendon se Perëndimi nuk do të mund të përjashtojë Iranin nga shkëmbimet energjitike botërore dhe i kërkon Europës të caktojë datën dhe vendin për rifillimin e takimeve. Ndërkohë, Brukseli ka bërë të ditur se Irani duhet t’i përgjigjet më parë kërkesave të tetorit.
Top Channel