Iran, inflacion galopant prej sanksioneve

03/01/2012 16:15

Monedha zyrtare e Iranit pësoi një rënie drastike prej 12% ndaj dollarit vetëm gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e sanksioneve të reja të vendosur nga SHBA, të cilat shënjestronin Bankën Qëndore.

Gjatë ditës, një dollar u shkmëbye me 17,8 rial, nga 15,9 që ishte vlera në treg në fillimin e vitit. Shtetet e Bashkuara shpallën një embago të gjerë financiare në fillimin e vitit, e cila përfshin bllokimin e të gjithë transaksioneve me firma iraniane dhe të të gjitha aseteve të vendit aziatik, të ndodhura në perëndim.

Gjithashtu, përfshihen sanskione të ashpra për të gjithë shtetet që do të shkelin këtë urdhëresë dhe do të zhvillojnë marrëdhënie ekonomike e tregëtare me Iranin ose firma nga ky vend.

Pavarësisht inflacionit të menjëhershëm, në faqen zyrtare të Bankës së Iranit në internet, kursi i këmbimit vazhdon të vlerësohet me 11,18 rial për një dollar.

”Sanksionet do të krijojnë një zgjedhje të qartë për të gjithë kompanitë botërore. Nëse duan naftën iraniane, atëherë do të humbin aksesin në sistemin financiar më të madh të botës, atë amerikan”.

Sipas raportimeve, kambistët ambulantë në Teheran kanë ndërprerë shkëmbinin e dollarit, me bindjen se inflacioni do të rritet në ditët e ardhshme dhe ata do të jenë në gjendje të marrin një kurs këmbimi edhe më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA