Zlatan Ibrahimovic do të luajë edhe dy ose tre sezone të tjera para se të fillojë karrierën e tij si trajner. Kështu ka deklaruar sulmuesi i Milanit në një intervistë për ‘Sportbladet’.
“Ka shumë mundësi që kur të mbyll karrierën si futbollist të bëhem trajner edhe pse më parë kam thënë të kundërtën. E shoh veten si lojtar edhe dy ose tre vite të tjera e më pas të shohim. Mendoj se të jesh trajner është një përgjegjësi shumë e madhe, ndërsa kur je futbollist gjithçka është më e thjeshtë”, është shprehur suedezi.
“Edhe Henrik Larsson (ish-sulmues i Celtic dhe Barcelona) thonte që nuk do të bëhej kurrë trajner kur ishte ende në futboll. Tani është tekniku i Landskronës. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 2-3 vjetësh, por ka shumë mundësi që të drejtoj një skuadër”, shtoi numri 11 i Milanit.
Top Channel