David Beckham nuk do të luajë për Paris Saint Germain “për arsye familjare”. Këtë gjë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit francez, braziliani Leonardo.
“Beckham nuk do të vijë tek ne. Është mëkat sepse ai kishte shumë dëshirë që të vinte në Paris, por mirëqenia e familjes së tij në Los Angeles bëri që ai të vendoste që të mos ndryshonte rrënjësisht jetën e tij dhe të familjes”, u shpreh Leonardo.
Sipas gazetës ‘L’Equipe’, mesfushori 36-vjeçar anglez mund të zgjasë kontratën e tij me Los Angeles Galaxy (kontratë që përfundonte këtë sezon) dhe të mundohet të grumbullohet në skuadrën britanike për Olimpiadën e Londrës, ëndrra e tij sportive.
“Victoria dhe fëmijët e tij e adhurojnë jetën që bëjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pikërisht familja është arsyeja që Beckham nuk do të transferohet në Francë”, u shpreh një burim për gazetën franceze.
Top Channel