Vetëm 21% e serbëve kanë vendosur se për cilën parti do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të planifikuara për t’u mbajtur në pranverë.

Ky ishte rezultati i një sondazhi të kryer nga e përditshmja më e madhe në vend, “B-92”. Megjithatë, midis atyre që kanë bërë zgjedhjen e tyre, vihet re qartë një tendencë që favorizon opozitën.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në këtë moment, Partia Progresive Serbe do të fitonte mbështetjen e 38,8% të zgjedhësve, ndërsa Partia Demokratike në pushtet do të votohej prej vetëm 26,7% e popullsisë.

Sondazhi, i realizuar midis datave 19-27 dhjetor, tregoi se liderat e këtyre dy partive, Boris Tadic dhe Tomislav Nikolic mbeten politikanët me më shumë pushtet në vend.

”Fakti që vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve, vetëm një në pesë serb është i vendosur se për kë do të votojë, tregon një rënie të ndjeshme të besimit tek politika. Kjo është diçka që duhet të ngrejë pyetje të mëdha tek politikanët”, u shpreh Vladimir Pejiç, një ekspert politik i mirënjohur në vend.

Refuzimi i statusit të vendit kandidat dhe problemet ekonomike duket se janë dy faktorët kryesorë që kanë shkaktuar rënien e popullaritetit të demokratëve në pushtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA