Një ish-ushtar i UCK-së vazhdon të ketë jo vetëm në kujtesë pasoja e
luftës, por ai mban ende në kokë 5 copa metali, të cilat i ka marrë nga
shpërthimi i një predhe.

Vehbi Fazliu, nga fshati Nekoc i komunës së Drenasit është njeriu që për 12 vjet vazhdon të jetojë me copat metalit në kokë.Përgjatë kësaj kohe, atij i ka humbur shpeshherë vetëdija, është bërë i palëvizshëm dhe ankthet kanë qenë të vazhdueshme.

Në prillin e vitit 1999, Vehbiu si 21-vjeçar, bashkë me ushtarët e tjerë të UÇK-sëishin vënë në mbrojtje të mijërave civilëve që ishin strehuar në vendin e quajtur “malet e Berishës”, që gjenden në komunën e Drenasit. Më 18 prill të atij viti ai u plagos nga një mina-hedhës, dhe që prej asaj kohe,si pasojë e shpërthimit, për 12 vjet, në kokën e tij mban edhe më tej 5 fletëzatë metalta, ndërsa rrëfen për Top Channel se si ndodhi kjo: “Jam plagosur bashkë me tre shokë të tjerë. Kam qenë  prej atij minahedhësit 2 muaj i paralizuar”.

33-vjeçarit, i cili thotë se mënjëherë pas shërimit ishte kthyer prapë në luftë, fletëzat e metalta shpeshherë i sjellin probleme.

“Shpeshherë më ndodh në sofër, në rrugë, në autobus, pa marrëparasysh se ku, më humb vetëdija, edhe më mban goxha kohë të gjatë. Herën e fundit më ka mbajt afër 4 orë pa vetëdije, vetëm kur e gjeta veten në spital”, tregon Fazliu.

Ata që i ndihmuan materialisht për kaq vite janë miqtë e tij, por edhe njerëz qëVehbiu nuk i kishte parë kurrë më parë. Për kaq kohë përkujdesja institucionale ka qenë e mangët dhe thotë se nuk ka mundësi të ndjekë këshillën e mjekëve.  

“Mjekët më kanë thënë që këtu shërim nuk ka, por vec jashtë vendit. Deri tani pensionin e invalidëve e dijnë të gjithë, por nuk kam mundësi ta kryer këtë operacion vetë. E kam shitur një pjesë të oborrit për disa para më shumë”, tregon Fazliu.

Në familjen e tij 5 anëtarëshe ndjehet festa e vitit të ri. Zakonisht në kohë festash njerëzit kanë dëshira të ndryshme. Por për Vehbiun, sikur në 12 vitet e kaluara, shpreson që vitin tjetër të ri ta presë pa copat e metalta nëkokë, dhe të lirohet nga kjo barrë e rëndë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA