SHBA, republikanët në ethe për Ajouan

02/01/2012 09:40

Republikanët në Shtetet e Bashkuara shpresojnë të fitojnë sfidën e fundit me votuesit, teksa hyjnë në ditët e fundit të fushatës para zgjedhjes së komitetit drejtues të Ajouas.

Mitt Romney ka ruajtur dominimin ndaj rivalit të tij Ron Paul, edhe pse sondazhet tregojnë se shumë banorë të shtetit në fjalë mbeten të pavendosur.

Ndërkohë, ish-senatori dhe konservatori Rick Santorum renditet në vendin e tretë. Votimi është një test madhor për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Ai shënon fillimin e periudhës 6-mujore, gjatë të cilës cdo shtet amerikan do të mbajë zgjedhje paraprake për të zgjedhur kandidatin republikan, që do të emërohet zyrtarisht në konventën e partisë në muajin gusht.

Një sondazh i kryer të djelën nga gazeta “Des Moines Register” sugjeron se Mitt Romney mbetet kandidati më popullor në Ajoua, me 25 për qind të mbështetjes. Zoti Paul gëzon 22 për qind, ndërsa Santorum 15 për qind, por është në ngritje.

Ish-kryetari i Dhomës, Newt Gingrich zuri vendin e katërt me 12 për qind, ndërsa guvernatori i Teksasit, Rick Perry 11 për qind dhe përfaqësuesja e Minesotës, Michele Bachmann 7 për qind të mbështetjes.

Gjithësesi, 41 për qind e personave të intervistuar thanë se mundet ende të ndërrojnë mendje. “Është një garë e madhe dhe e hapur”, komentoi guvernatori i Ajouas, Terry Branstad për CNN, duke shtuar se shumë njerëz janë ende në kërkim të kandidatit ideal.

Ndërsa Romney foli para mbështetësve të tij në një restorant në qytetin e Atlantikut, duke thënë: “Jam optimist se gjërat do të shkojnë mirë. Megjithatë, nuk e di se kush do të fitojë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA