Të dielën rreth orës 22 në moshën 95-vjecare, ndërroi jetë në shtëpinë e
tij, presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov.

Varrimi do të bëhet të martën në orën 13.00, në varrezat e Butelit në Shkup. Sipas dëshirës së tij të fundit, në varrim do të marrë pjesë vetëm rrethi familjar. Kiro Gligorov funskionin e presidentit e ka ushtruar nga janari i vitit 1991 deri në nëtor të vitit 1999.

Gjatë mandatit të tij më 8 shtator të vitit 1991 u shpall pavarësia e vendit, kurse Maqedonia u bë vendi i vetëm nga ish-republikat jugosllave që u pavarësua në rrugë paqësore.

Më 3 nëntor të vitit 1995 ndaj presidentit Gligorov është kryer një antenat. Gligorov e mbijetoi atentatin me lëndime të rënda në kokë. Sulmi u krye nga një automobil-bombë në rrugën ‘Maqedonia’ në Shkup, deri sa Gligorov me makinë zyrtare po lëvizte nga rezidenca drejt Kuvendit. Deri më tani nuk janë gjetur kryerësit apo porositësit e këtij antentati.

Gligorov, Berisha ngushëllon Gruevskin

Kryeministri Sali Berisha përmes një mesazhi drejtuar kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, ngushëlloi qeverinë maqedonase dhe familjen e ish-presidenti Gligorov.

“Vdekja e ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë Kiro Gligorov është një humbje e madhe për Maqedoninë dhe miqtë e saj në rajon dhe në botë”, u shpreh Berisha.

Si  themelues i shtetit të pavarur të Maqedonisë dhe presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i saj, Kiro Gligorov dha një kontribut të çmuar në paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe të rajonit të jugut të Ballkanit, si dhe në bashkëpunimin rajonal, theksohet në mesazhin e kryeministrit shqiptar.

“Me urtësi dhe vendosmëri Gligorov përballoi përpjekjet  për përfshirjen e Republikës së Maqedonisë nën ombrellën e Serbisë, si dhe përpjekje të tjera që synonin skenarë të tjerë për këtë vend mik”, shton kryeministri i Shqiperise në mesazhin e tij ngushëllues.

Topi mesazh ngushëllimi Ivanovit

Ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-presidentit maqedonas, Kiro Gligorov, ka dërguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

Në një letër dërguar homologut të tij maqedons, Gjorgje Ivanov, presidenti Topi shprehu ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Gligorov.

Me keqardhje mësova ndarjen nga jeta t ëish-presidentit Kiro Gligorov. Më lejoni që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh juve, familjarëve të të ndjerit dhe mbarë popullit të Maqedonisë ngushëllimet e sinqerta”, thuhet në letrën e dërguar nga kreu i shtetit, i cili në vijim ka vlerësuar figurën dhe kontributin e Gligorov si presidenti i parë i Maqedonisë pas shkëputjes nga ish-Jugosllavia. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA