Londra: Këtë vit do të na shikoni

02/01/2012 20:10

Kryeministri Britanik, David Cameron, ka premtuar se do të shfrytëzojë  “evenimentin botëror” të Lojrave Olimpike dhe “Jubileun e diamant”, siç njihet ai i  60-vjetorit të ardhjes në fron të Mbretëreshës, që të rifuse në binarë Britaninë gjate vitit 2012.

Në mesazhin e Vitit te Ri, Kryeministri Britanik tha se ky do te jete viti kur “Britania do shikoje boten dhe bota do te shikoje Britanine”. Ky eshte vitit kur une dhe koalicioni qe une drejtoj do te bejme gjithshka qe te forcohet vendi yne.

Ne muajt e ardheshm  do shfaqet “drama globale” e Lojrave Olimpike te Londres dhe pervjetori i 60 i ardhjes ne fron te Mbretereshes. “Kamerat dhe kanalet televizive ne mbare planetin do e mbulojne keto ngjare te medha. Kjo na jep nje  nxitje te jashtezakonshme per te hedhur veshtrimin perpara dhe te shfaqim gjerat tona me te mira, te ndihemi krenar secilet jemi dhe cfare jemi ne gjendje te bejme ne, edhe pse ne keto kohe te veshtira”, u shpreh Kryeministri Britanik.

Por, nga ana tjeter, David Cameron e pranoi se 2012 do te jete nje vit i veshtire dhe shume britanikë do te kene friken humbjes se vendit te punes dhe pagimit te faturave.

Ai kembenguli se qeveria e tij i kupton keto halle dhe do te punoje me shume per kapercimin e tyre. Sipas tij, “qeveria ka plane te qarta dhe te fuqishme per uljen e deficitit, te cilat ofronin mbrojtjen me te mire nga stuhite e borxheve qe kane perfshire Eurozonen”, theksoi Cameron.

Nderkohe, udheheqesi i opozites laburiste Ed Milibend, u shpreh se “optimizmi mund te mposhtë deshperimin”.  Ai theksoi se megjithese pjesa me e madhe e Europes eshte duke hasur veshtiresi te medha, serish ka mundesira te medha per bizneset britanike ne pjese te tjera te botes.

Lojrat Olimpikete Londres gjate veres dhe aktivitetet me rastin e 60-vjetorit te ardhjes se Mbretereshes ne fron me gjithe pompozitetin dhe ceremonite protokollare thujase perallore, padyshim do te jene nje lloj shmangie edhe pse e perkohshme e vemendjes se britanikevenga andrallet dhe veshtiresite e jetes se perditshme gjate 2012, i cili pritet te jete edhe me i veshtire se viti qe sapo lame pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA