Investitorëte huaj ikin nga Kosova për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit në administratën shtetërore.
Këtë e pranon edhe kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Promovimin e Investimeve, Valdrin Lluka. Teksa shpjegon punën e agjencisë e cila është në përpjekje për të krijuar ambient sa më të mirë për të bërë biznes në Kosovë, Lluka shpjegon se si investitorët e huaj akoma i vijnë në zyrë me ankesa se dikush nga administrata shtetërore i ka kërkuar rryshfet në këmbim të pajisjes me dokumentet e nevojshme.
“Ballafaqimet janë të shumta dhe ankesat më të shpeshta lidhen me korrupsionin. Raste të tilla nuk janë denoncuar, por janë tejkaluar me ndërhyrjen e nivelit më të lartë qeveritar”, shprehet Valdrin Lluka, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë për Promovimin e Investimeve.
Trendi i investimeve të huaja në Kosovë ka rënë në krahasim me vitin 2007. Të dhënat nga Agjencia për Promovimin e Investimeve tregojnë se ne vitin 2007 Kosova kishte 440 milionë euro investime të huaja. Trendi shkoi drejt rënies deri në vitin 2010 për të përjetuar një ngritje në gjashtë mujorin e parë të vitit 2011, por sërish nuk e arriti nivelin që kishte viti 2007.
Por, edhe sa i përket sjelljes së kapitalit huaj, kontribuesit më të mëdhenj janë vetë shqiptarët të jetojnë në diasporë. Mungesa e firmave të njohura botërore është një tjetër shqetësim për Agjencinë për Promovimin e Investimeve.
Top-tre sektorët ku më së shumti investohet në Kosovë janë ndërtimtaria, shërbimi financiar dhe prodhimi. Sa iu përket shteteve të huaja, të cilat nëpërmjet investimeve direkte kanë derdhur kapitalin e tyre në Kosovë, Gjermania zë vendin e pare dhe pasohet nga Anglia, Sllovenia, Austria, Zvicra dhe Shqipëria.
Investimet e huaja jane vetem njeri segment i ekonomisë per te cilin profesoret universitarë gjejne verejtje. Berim Ramosaj thotë se në ne pergjithesi pritshmerite e kosovareve per nje zhvillim me te hovshem ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies kane mbeturvetme te tilla.
“Investimet, kryesisht i ka bërë nga investimet publike, nga buxgheti i mbledhur i Kosovës, që në fakt janë taksa të qytetarëve që riinvestohen, në vend të investitorëve privatë, nga institucionet publike”, shprehet profesori i Universitetit të Prishtinës, Ramosaj.
Dhe pa dyshim se nje nga rekomandimet e ekspertevete fushes se ekonomise eshte luftimi i korrupsionit dhe krijimi i shtetitligjor.
Nëpërmjet ndryshimeve që janë bërë në ligjin për shoqëri tregtare dhe ligjit për tregti të brendshme, Qeveria e Kosovës ka arritur të eleminoje disa nga procedurat përhapjen e një biznesi në Kosovë.
Përshembull, ligjerisht investitorët e huaj trajtohen njësoj me ata lokal, regjistrimi i nje biznesi bëhet brenda 2-3 ditëve, është eleminuar leja e punës që sipas Bankës Botërore merrte 32 ditë kohë, është eleminuar po kështu pagesa për regjistrim si dhe kapitali fillestar, si dhe janë shkurtuar procedurat administrative gjatë importit dhe eksportit.
Top Channel