Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, tha se testimi i raketave te Iranit deshmon se sanksionet nderkombëtare po funksionojnë, përderisa po ushtrojnë presion ndaj Teheranit.
“Kemi pare raportimet ne media per stervitjen e madhe ushtarake te Iranit ne ngushticen e Hormuzit dhe leshimin e raketave. Dua te them se, ne opinionin tim, kjo reflekton mbi gjithçka, tensionin perpara shtrengimit te sanksioneve”.
Sa i takon kercenimit për mbylljen e ngushtices se Hormuzit, Ehud Barak tha se kjo veshtire se do te ndodhe, sepse pasojat do te ishin me te renda per Iranin.
“Dyshoj se Irani mund t’i lejoje vetes, qe te marre seriozisht ne konsiderate, mbylljen e ngushtices se Hormuzit, edhe ne rastin e vendosjes se sanksioneve me te ashpra kunder tij. Mbyllja e ngushtices do te egersoje boten dhe do ta drejtoje qendresen e saj aktive kunder tij”.
Izraeli ka apeluar per sanksione me te ashpra ekonomike kunder Iranit, te shoqeruara me “nje mundesi ushtarake te minutes se fundit”. Izraeli gjithnje eshte perpjekur te minimizoje ndikimin e deklaratave te Teheranit, me argumentin se marina iraniane nuk konsiderohet aspak si rivale e Perendimit.
Top Channel