Eurozonë, vazhdon rënia e prodhimit industrial

02/01/2012 18:50

Prodhimi industrial në Eurozonë shënoi rënie për muajin e pestë radhazi, por regjistroi disa shenja inkurajuese për rikuperimin, mësohet në statistikën e publikuar nga Instituti Zyrtar i Statistikave në BE, “Eurostat”.

Në muajin dhjetor, prodhimi industrial regjistroi koefiçentin 46,9, 0,5% më i lartë se a i nëntorit, kur u regjistrua rekordi më i ulët në 28 muaj. Çdo koefiçent nën 50 tregon për kontraktim të këtij sektori ekonomik.

Megjithatë, mesazhet ishin inkurajuese nga dy ekonomitë kryesore të bllokut. Ndërsa blloku si një i tërë regjistroi rënie, punësimi dhe prodhimi regjistruan rritje në Gjermani dhe Francë.

”Prodhimi industrial në Europë është qartësisht i prekur nga recensioni. Në të tërë, ky duket se është sektori ekonomik me statistikat më të zymta”, shkruhej në raport.

Shumë ekonomistë besonë se ekonomia e Eurozonës është duke shkuar drejt recensionit si një e tërë, pasi regjistroi një rritje prej vetëm 0,2% në semestrin korrik-shtator 2011, i fundit për të cilat ka të dhëna.

Vendet me rënien më të madhe ekonomike në muajin e fundit ishin Italia, Greqia dhe Spanja. Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe Kancerlarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kanë lajmëruar se do të takohen në 9 janar për të programuar mbledhjen e Këshillit të Europës në fundin e muajit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA