Carlo Ancelotti ka drejtuar ditën e hënë seancën e parë stërvitore në krye të Paris Saint Germain në një kompleks sportive modern në Doha të Katarit, aty ku ekipi parizien po kryen një fazë të shkurtër përgatitore.
Sipas ‘France Presse’, kjo seancë stërvitore u realizua nën vëzhgimin e presidentit të PSG, Nasser Al Khelaifi, i shoqëruar nga drejtori sportiv Leonardo. Al Khelaifi, Leonardo dhe Ancelotti bashkëbiseduan gjysmë ore në kohën që lojtarët po kryenin vrapime rreth fushës.
Të martën parashikohet një tjetër seancë stërvitore e ekipit të ri të trajnerit italian dhe një konferencë shtypi e Ancelotti-t dhe kapitenit të PSG, Mamadou Sakho.
Ndërsa të mërkurën do të luhet ndeshja miqësore PSG-Milan, ku priten edhe bisedime për të ardhmen e Patos, të cilin Ancelotti e sheh si objektivin kryesor të merkatos së dimrit.
Top Channel