Live PSG-Chelsea/ Shpërthen festa në Paris, vendasit kalojnë menjëherë në avantazh (Video)
Massimiliano Allegri është shprehur se mes tij dhe sulmuesit brazilian Pato nuk ka asnjë problem.
“Mes nesh nuk ka probleme. Deklaratat e tij ishin një shfryrje normale. Shpresoj që të qëndrojë me ne, madje jam i sigurtë që do të qëndrojë”, u shpreh trajneri i Milanit nga Dubai, ku kuqezinjtë po zhvillojnë një minifazë përgatitore.
“Pato ka zhvilluar një stërvitje të mirë gjatë kësaj jave. Nuk ka asnjë problem përsa i përket dialogut mes nesh. Unë jam një person që nuk flet shumë, por kam folur me të aq sa kam folur me të tjerët. Mbase në periudhën e dëmtimit ai është ndjerë paksa i lënë mënjanë, por kur ka qenë në formë ka luajtur gjithmonë”, ka shtuar Allegri.
“Gjatë vitit nuk mund të luash të gjitha ndeshjet dhe fatkeqësisht Pato në 2 vitet e fundit ka pësuar shumë dëmtime”, theksoi tekniku italian.
Përsa i përket luftës për titullin kampion, Allegri u shpreh: “Juventusi është një ekip i madh, por nuk kemi frikë. I kemi mundësitë për të fituar përsëri.”
Top Channel