Gjirokastër, digjen brenda banesës dy të moshuar

01/01/2012 00:00

Natën e ndërrimit të viteve një banesë në fshatin Dhokast në rrethin e
Gjirokastrës është përfshirë nga flaket. Banoret kane lajmeruar policine
se brenda shtepise qe po digjej ndodheshin nje cift te moshuarish.

Megjithese forcat e zjarrfikseve dhe policise megjithese kane mbërritur shpejt nuk kane mundur te shmangin humbjen fatale. Sipas banoreve te zones brenda 5 minutave banesa eshte djegur e gjitha pasi ishte e vjeter dhe flaket jane ndihmuar nga materialet drusore qe ndodheshin ne bodrumin e shtepise . Zjarrfikesit kane mundur te vene nene kontroll flaket pas rreth 1 ore por kane gjetur brenda rrenojave te shtepise, skeletet e dy te moshuareve Sotir dhe Ngjelina Stoja.

Sipas grupit hetimor nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se shkaku i zjarrit kishte ardhur nga një shkëndijë elektrike tek kaloriferi të cilin te viktimat kishin lënë ndezur. Per shkak të amortizimit të madh të banesës dhe instalimeve elektrike zjarri është përhapur menjëherë në të gjithë banesën dhe çifti i moshuar e ka patur të pamundur të dilte nga banesa.

Top Channel